Angli

“Gjithçka shkoi keq”, Tuchel: Nisi që dje, u detyruam të udhëtojmë me autobus

Chelsea u shpërfytyrua në ndeshjen në transfertë ndaj Leeds United, të cilën e humbi me rezultatin 3-0.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, trajneri gjerman Thomas Tuchel theksoi se gjithçka shkoi shumë keq, ndërsa shtoi se e gjitha filloi që ditën e djeshme.

“Gjithçka që mund të kishte shkuar keq, ka shkuar keq. Filloi dje me mungesën e avionit, i cili na detyroi të mbërrinim me autobus. Ne e humbëm ndeshjen në 20 minutat e para, ku nuk shfrytëzuam mundësitë. Ne ishim qartë skuadra më e fortë, por ata shfrytëzuan gabimet tona. Nëse ne japim gola të tillë, është e pamundur te rikuperosh gabimin. Ne u përpoqëm në pjesën e dytë, por jam i zhgënjyer . Ata morën maksimumin nga rastet e tyre, ndërsa ne nuk ia dolëm.”-deklaroi trajneri i Chelsea-t.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency