Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Gjithë inati tek skuadra e United/ Lojtarët më të abuzuar në Twitter, kryeson Ronaldo dhe Maguire

Një raport i publikur së fundmi mbi futbollistët të cilët marrin më shumë kritika, por edhe abuzohen në rrjetet sociale si Twitter, zbuloi se ata që e pësojnë më shumë janë dyshja e Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire. Në këtë raport të punuar nga The Alan Turing Institute dhe Ofcom u morën në shqyrtim 2.3 milonë mesazhe të dërguara direkt në profilin e futbollistëve të Premier League gjatë pesëmujorit të parë të sezonit 2021-2022.

Nga kjo rezultoi se 68% e lojtarëve morën mesazhe abuzuese ndërsa këtë listë e kryeson me 12.520 mesazhe abuzuese Cristiano Ronaldo, i ndjekur menjëherë nga shoku i skuadrës, Harry Maguiere që kishte grumbulluar 8.954. por, rezultatet e dobta tek Manchester United bëjnë që edhe podiumi të plotësohet me një tjetër lojtar nga organika e “Djajve të Kuq” tesa bëhet fjalë për Marcus Rashford.

Ky i fundit, kishte koleksionuar 2.557 mesazhe abuzuese ndërsa interesant është fakti se në top 10-lojtarët me më shumë mesazhe abuzuese, tetë janë prej Manchester United. Në 10-tëshen e parë, përjashtim nga United, bënin lojtarët e Tottenham, Harry Kane dhe ai i Manchester Cityt, Jack Grealish.

Lista me 10-lojtarët më të abuzuar nëpërmjet mesazheve në Twitter:

1. Cristiano Ronaldo (Man United)

2. Harry Maguire (Man United)

3. Marcus Rashford (Man United)

4. Bruno Fernandes (Man United)

5. Harry Kane (Tottenham)

6. Fred (Man United)

7. Jesse Lingard (Man United)

8. Jack Grealish (Man City)

9. Paul Pogba (Man United)

10. David de Gea (Man United)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...