Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Gjithmonë do të jetë kështu”, Simeone ka një premtim për tifozët e Atleticos

Atletico Madrid fitoi 0-1 në fushën e Osasunës. Goli i Saul Niguez i dhuroi tri pikë të rëndësishme skuadrës së Diego Simeones, që regjistroi suksesin e dytë radhazi në La Liga.

Trajneri argjentinas foli pas ndeshjes, vlerësoi fitoren e djemve të tij dhe u ndal te dashuria e madhe që ndjen për Atleticon, klub ku ka fituar si futbollist e si trajner.

Tek Atletico ekziston një mënyrë e veçantë e të përjetuarit të ndeshjeve. Diçka mund të shkojë keq, por ne nuk dorëzohemi kurrë. Jemi jashtë Championsit dhe Kupës së Mbretit, por nuk duhet të na mungojë kurrë motivimi.

Le t’i marrim ndeshjet një nga një me qetësi. Nuk ka motiv më të madh sesa të luash për Atletico Madrid, kështu do të jetë gjithmonë. Nuk kam dyshime në lidhje me këtë aspekt sa të jem unë këtu”, u shpreh “El Cholo”.

“Colchoneros” renditen në vendin e katërt me 34 pikë. Kualifikimi në Champions është objektivi minimal që i ka mbetur djemve të Simeones, trajner që drejton skuadrën kryeqytetase prej dhjetorit të vitit 2011.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...