Kategoria Superiore

Gjoba për të tërë në Superiore, Partizani e Teuta me avazin e vjetër

Komsioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit “e lëshon dorën” për rastet e relatuara në përfundim të javës së tretë. Kupësi, Vllaznia dhe Tirana gjobiten me shumë e majme 50 mijë lekë për sjelljen e gabuar të tifozëve, ndërkohë që ka paralajmërin për Erzenin. Me të njëjtën shumë gjobiten Partizani dhe Teuta, që siç vepruan sezonin e kaluar nuk pranojnë të vendosin në mëngën e djathtë të fanellës logon e sponsorit.

Vendimet e Disiplinës:

  1. KF Partizani, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. KF Erzeni, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  3. KF Teuta, përmos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  4. FK Kukesi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  5. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  6. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  7. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Gramshi, Ledio Koci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency