Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoba për Tiranën dhe Partizanin, pezullohet edhe drejtuesi i Kukësit

Gjoba dhe dënime nga Komisioni i Disiplinës për ngjarjet e ndodhura në javën e 15-të në Abissnet Superiore. Derbi i kryeqytetit u fitua nga Partizani, ndërkohë që tifozët u bënë protagonistë.

Ndezja e mjeteve piroteknike solli ndërprerjen e ndeshjes për rreth 12 minuta. Komisioni i Disiplinës ka gjobitur klubet e Tiranës dhe Partizanit me nga 400 mijë dhe 200 mijë lekë.

Dy klubet urdhërohen të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania”. Tetë javë është pezulluar Naim Halili, zyrtari i Kukësit, i cili kreu sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes ndaj Laçit.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

3. Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

4. Lojtari i KF Oriku, Roland Shkreli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Zyrtari i Akademia e Futbollit Kamza U-15, Kevin Gega, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet i organizuar nga FSHF.

6. Zyrtari i KF Tirana U-19, Grend Halili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Zyrtari i KF Tirana U-19, Julian Ahmataj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF Vllaznia U-17, Gerald Kubazi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i KF Skënderbeu U-17, Florian Shuri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Laberia FC, Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...