Kategoria Superiore

Gjobë e majme për Apoloninë, zyrtari i Laçit bëhet shembull

Komisioni i Disiplinës në FSHF konfirmon dhunën ndaj gjyqtarit Kreshnik Bajramaj nga zyrtari i Laçit, Naim Halili, në sfidën me Kukësin. Në vendimet e mbledhjes së sotme bie në sy pezullimi i tij 10 ndeshje. Halilit i ndalohet të qëndrojë në dhomat e zhveshjes, stol apo në ambientet e tjera të stadiumit. E pëson me një gjobë të majme edhe Apolonia (200 mijë lekë), për sjellje të gabuar të lojtarëve. Madje klubi fierak detyrohet të dëmshpërbleje Brenda 15 ditëve dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes së “Elbasan Arenas”.

Vendimet e Disiplinës:

  1. FK Apolonia, për sjellje të gabuar të lojtarëve, në bazë të neneve 64/1, 64/4 dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë. FK Apolonia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  2. Zyrtari i KF Laçi, Naim Halilaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.
  3. KF Pogradeci U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për turin 1/16 të Kupës së Shqipërisë, kundër Vora U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 30/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.
  4. KF Pogradeci U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për turin 1/16 të Kupës së Shqipërisë, kundër FC Besa U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 30/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.
  5. Lojtari i Durrësi 04 U-19, Biorni Elezi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF Shkodra U-19, Alfred Kacaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i Durrësi 04 U-19, Mateo Hasibra, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i Iliria U-19, Sebastian Cela, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i Iliria U-19, Ernik Paloka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i Iliria U-19, Robert Mesi, për lojë të rendë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Dorjan Bajrami, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
  12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Vora, Segerso Geci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  13. Rrëzimin e kërkesës së KF Shkumbini, Daniel Ramazani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency