Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Gjobën e paguaj unë, s’ka lidhje Federata”, Mbappe: Botërori, fiksimi im! E fitoj sërish

Kylian Mbappe shënoi dy gola të bukur në takimin Francë-Poloni (3-1). Sulmuesi i PSG-së kryeson renditjen e golashënuesve në Katar 2022 me pesë gola, ndërkohë që pas ndeshjes shpjegoi edhe pse nuk u paraqit për të folur për mikrofonat e FIFA-s.

E di që ka pasur shumë pyetje se pse nuk kam folur, por asgjë personale kundër gazetarëve apo kundër askujt tjetër. E kam gjithmonë të nevojshme të fokusohem te kundërshtari dhe kur dua të fokusohem te diçka, duhet ta bëj 100 për qind dhe të mos harxhoj energji për diçka tjetër.

 

Prandaj nuk desha të prezantohem para shtypit. Së fundmi mësova se Federata do të gjobitet. Unë e  marr përsipër ta paguaj personalisht gjobën, Federata nuk duhet të paguajë për një vendim që është personal.

Botërori? Sigurisht që Kupa e Botës është një obsesion dhe fiksim për mua, është turneu i ëndrrave të mia dhe jam me fat që e luaj. Jam përgatitur që të vija këtu sa më mirë në aspektin fiziko-mendor. Për momentin po shkon gjithçka mirë, por jemi ende shumë larg nga objektivi që i kemi vendosur vetes, fitorja e Kupës së Botës”, deklaroi 23-vjeçari francez.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...