Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gjoka: Barazimi s’më kënaq, por ta mbajmë kokën lart

Shkëndija e Tetovës barazoi 0-0 në fushën e Sileksit për javën e 20-të të kampionatit elitar në Maqedoninë e Veriut, por ky rezultat nuk i ka kënaqur aspak tifozët dhe vetë trajnerin e kuqezinjve, Ernest Gjoka, pasi diferenca me Vardarin e Shkupit, që kryeson renditjen, është thelluar në 10 pikë. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku nga Tirana e pranon se skuadra nuk bëri aq sa duhet për ta marrë fitoren, por kërkon që futbollistët të mbajnë kokën lart e të shohin përpara.,

“Ky rezultat sigurisht se nuk më kënaq, sepse ne kemi vetëm një detyrë. Është pak problem për ekipin fakti që duhet të fitojmë me patjetër. Mendoj se kishim dy fytyra sot, pjesa e parë ishte më stresuese, u munduam të kishim ekuilibër që të neutralizonim kundërshtarin, i cili do të tentonte të na kapte në befasi me topin e gjatë dhe sigurisht se nuk ishim te loja jonë më e mirë. Pjesa e dytë mendoj se ndryshoi totalisht, futja e Radeskit i dha tjetër ngjyrë. Patëm mundësi, patëm raste, por gjithsesi duhet akoma më shumë punë. Të mbajmë kokën lartë, sepse nuk janë ndeshje të lehta dhe kjo transfertë ishte akoma edhe më e rëndë se e para.”

Rastet e pashfrytëzuara: Që të fitosh, duhet të krijosh raste dhe në ndonjë nga këto raste të shënosh. Nuk është se ne bëmë jashtëzakonisht shumë raste, por ne menaxhuam ndeshjen sidomos në pjesën e parë. Ky është futbolli, në qoftë se nuk arrin të bësh një gol nuk mund të marrësh fitoren. Por gjithsesi skuadra po reagon mirë dhe po lufton deri në maksimum. Sot jemi mërzitur të gjithë, por unë them që ta mbajmë kokën lart dhe të vazhdojmë punën, sepse kampionati është shumë i gjatë. E rëndësishme që skuadra ka një shpirt gare ndryshe dhe kërkon që edhe në transfertë ta kërkojë fitoren deri në moment të fundit.

Mbështetja e “Ballistëve”: Prania e “Ballistëve” na ndihmon shumë. Ata djem i falënderoj për ardhjen deri këtu. Duhet të vazhdojmë të gjithë së bashku, ta mbështesim njëri-tjetrin. Besoj akoma që ne i kemi mundësitë për të ecur përpara dhe ndoshta ta kapim vendin e parë shumë shpejt.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...