Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gjoka debuton me humbje, Shkëndija në krizë rezultatesh

Shkëndija e Tetovës nuk po kalon një moment asapk të mirë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Konfirmimi erdhi pasditen e kësaj të premteje kur skuadra tetovare u mposht në shtëpinë e saj me rezultatin 0-1 nga Akademija Pandev që falë këtij suksesi u ngjit përkohësisht në vendin e parë në kuotën e 21 pikëve, 10 më shumë se Shkëndija. As ndryshimi në stol nuk dha efekt te kuqezinjtë tetovarë pasi aventura e Ernest Gjokës në pankinën e Shkëndijës nisi në mënyrën më të keqe të mundshme. Ish-trajneri i Kukësit dhe Vllaznisë nuk arriti të ndryshonte asgjë për mirë gjatë këtyre ditëve me Gjokën që debutoi me humbje në eksperiencën e tij të parë si trajner jashtë Shqipërisë. Goli që vulosi fatet e takimit u realizua nga Maslac në minutat shtesë të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë kuqezinjtë u përpoqën të barazonin shifrat me të gjitha mënyrat por pasaktësia në finalizim dhe fati bënë që Shkëndija të dilte pa pikë nga kjo sfidë dhe ta niste me humbje fazën e 2-të të kampionatit, duke pësuar njëkohësisht edhe disfatën e 5-të në 10 javë. Nëse Vardari i Shkupit fiton të shtunën në transfertën ndaj Makedonija Gp atëherë diferenca e Shkëndijës me kreun e renditjes do të shkojë në -12 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...