Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Gjoka: Do të tentojmë gjithçka për kualifikimin

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, e ka të qartë se Kukësit i dihet të bëjë një sakrificë të madhe, madje të shkojë edhe tej limiteve për t’u kualifikuar në raundin e dytë të Europa League

“Nëse arrijmë të kualifikohemi, nuk i japim të mira vetëm ekipit të Kukësit, por të gjithë futbollit shqiptar. Por nuk do të jetë e lehtë, pasi përballë kemi ekipin e Debreçenit. Ne bëmë një ndeshje shumë të mirë atje në fazën sulmuese, si asnjëherë tjetër, por nuk patëm fatin me vete. Jemi përballë realitetit që duhet ta pranojmë, është 0-3. Do të duhet një sakrificë të madhe dhe pak fat që të shkojmë te goli”.

Rezultati 3-0 i ndeshjes së parë me Debrecenin, duke marrë në konsideratë rrethanat e lojës, është i gënjeshtërt. Gjoka ndjen keqardhje për humbjen e pamerituar të marrë në Hungari.

“Keqardhja është shumë e madhe, pasi ekipi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Ishte një nga ato ndeshjet në Kupat e Europës që ekipet shqiptare bëjnë paraqitje dinjitoze. Por futbollit është i pamëshirshëm. E kemi studiuar sërish kundërshtarin, do ta kërkojmë deri në fund kualifikimin. Duhet të kemi shumë kujdes, pasi kundërshtari është i rrezikshëm”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...