Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: Doshi pranë skuadrës, telenovela me Flamurtarin duhet të marrë fund

Vllaznia mori një fitore të pastër 4-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt qëndrimit në Superiore, ndërsa loja dhe mospësimi i golit, e ka lënë mjaft të kënaqur trajnerin Gjoka.

Duket sikur skuadra ka arritur pjekurinë e duhur për të menaxhuar takimet…
Gjoka: Mund të them se ishim angazhuar maksimalisht për të fituar këtë takim, por edhe të tjerët, deri në realizimin e objektivit tonë. Sot arritëm të shkojmë shumë shpejt te golat dhe më pas menaxhuam lojën dhe energjitë.

A është kjo mënyra ideale për të shkuar në Durrës?
Gjoka: Do të luajmë përballë një rivali direkt dhe do të fillojmë nga nesër të mendojmë për takimin në Durrës. Do të jetë një takim shumë i vështirë, të cilin duhet ta menaxhojmë mirë, për të marrë maksimumin.

A ka një projekt të Tom Doshit dhe Valter Fushajt për Vllazninë e sezonit të ardhshëm?
Gjoka: Tom Doshi po i qëndron shumë pranë skuadrës, me premio dhe mbështetje totale. Për ekipet pa president është shumë e rëndësishme një mbështetje e tillë, ndërsa deputeti Doshi po mban edhe premtimin e tij elektoral, që do t’i qëndrojë pranë Vllaznisë në momente të vështira. Nuk di të them se çdo të ndodhë në të ardhmen, por  mund të theksoj se prezenca e Tom Doshit pranë skuadrës, ndihet jashtëzakonisht shumë.

Çfarë komenti keni për padinë që ju ka bërë klubi i Flamurtarit?
Gjoka: Nuk kam asnjë koment, pasi unë e kam fituar dy herë gjyqin kundër tyre dhe e kam fituar me të drejtë, pasi kam kërkuar atë që më takon dhe me të drejtë. Unë mendoj që kjo telenovelë mes meje dhe Flamurtarit duhet të marrë fund, pasi unë kam shkuar në Vlorë për të bërë punën dhe jam trajneri i fundit që ka fituar atje, ndaj meritoj më shumë respekt .

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...