Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gjoka: E rëndësishme fitorja, por ka vend për përmirësim

Fitorja 3-0 ndaj Sileksit ka lënë të kënaqur kreun e stafit teknik të Shkëndijës, Ernest Gjoka, që rrëmben triumfin e parë në pankinën kuqezi.

“Mendoj se sot më e rëndësishme ishte të fitohej ndeshja. Megjithatë, unë mendoj se deri diku i bëmë detyrat dhe loja ishte shumë e mirë. Por ne kemi nevojë për më shumë oksigjen dhe fitore që të rritemi në anën psikologjike. Kjo është ajo që na mungon.”

Aspekti psikologjik: Besoj kjo fitore do na ndihmojë në aspekt psiqik, sepse ekipi ka potencial dhe duhet të kemi edhe vetëbesim. Mungesa e rezultateve ka ndikuar në anën psikologjike, plus mentaliteti që duhet të ndryshojë. Por, gjithsesi, unë besoj se skuadra ka potencial për të filluar ngritjen gradualisht. Sigurisht, nuk është e lehtë, është e vështirë, por ne do të përpiqemi që të fillojmë gradualisht të ndryshojmë gjithçka.

Shkëndija, më dinamike: Mendoj që u luajt më shpejt se herët tjera, dolëm më shumë në krahë, krosuam më shumë para portës dhe u munduam të mbushim ato diferencat dhe pikat që nuk mbusheshin zakonisht para portës. Por sigurisht nuk mund ta kërkoj dot më të mirën për dy apo tre javë, por problemi është se nuk kemi kohë. Gjithsesi, skuadra përpiqet të më ndjek me shumë seriozitet.

Duhen rezultatet: Gjithmonë duhet të rregullojmë diçka, por në përgjithësi është shumë e rëndësishme në këto momente të shohim edhe rezultatet. Kjo është shumë me rëndësi për këtë moment.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...