Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: Fitoret na japin besim, por duhet të vazhdojmë me këtë ritëm

Jashtëzakonisht i kënaqur Ernest Gjoka. Trajneri i Vllaznisë vlerësoi paraqitjen e skuadrës në sfidën ndaj Teutës me shkodranët që morën fitoren e 2-të rradhazi në kampionat duke iu larguar disi fundit të renditjes. Gjithsesi Gjoka qëndron me këmbë në tokë pasi sipas trajnerit Vllaznia ka ende shumë punë për të bërë nëse dëshiron të qëndrojë në elitën e futbollit shqiptar edhe sezonin e ardhshëm.

“Gradualisht po fillojmë të marrim atë besimin që na kishte munguar. Me 2 fitoret radhazi kemi hedhur pas krahëve ato 2 humbje në 2 ndeshjet e para të këtij viti, megjithatë jemi në një pozicion delikat pasi duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Kemi fituar një farë qetësie pasi pikët të japin atë besimin që të duhet, por duhet shumë punë për të nxjerrë Vllazninë nga kjo situatë e turbullt në të cilën ndodhet”.

Afrimet e merkatos së janarit po japin efektin e tyre në skuadër dhe ky është një sinjal inkarujues sipas Gjokës që Vllaznia të gjejë vazhdimësinë.

“ Kemi ndryshuar shumë lojtarë në merkaton e janarit, me spostimin e Orelesit në mesfushë kemi ndërruar pothuajse 50% të formacionit, dhe besoj që këto 2 fitore radhazi do t’i shërbejnë skuadrës për vazhdimësinë pasi kampionati është shumë i fortë dhe shumë i gjatë”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...