Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: Humbje e papranueshme, duhet të bëjmë kthesën!

Ernest Gjoka as në ëndrrat e tij më të këqija nuk e imagjinonte dot një humbje me shifrat 0-3 ndaj Skënderbeut në Kamëz. Trajneri i Kukësit mbajti përgjegjësitë e tij për këtë disfatë por premtoi se skuadra do të ndryshojë marsh duke filluar që nga ndeshja e rradhës.

Ndeshja më e dobët?

Është më e shëmtuara. Nuk e imagjinoja dot, por ndodhi.

Frikë për vendin e dytë?

Unë mendoj se nëse do ndryshojmë marsh mund të shikojmë përpara. Ndeshjet janë të forta dhe kundërshtarët në formë. I pari që mbaj përgjejgjësi jam unë, pasi mund të mos i kem motivuar lojtarët.

Tre gola?

Në fushën e lojës ndodhi që ne nuk bëmë detyrat ashtu siç duhet, që nga minuta e parë. Kundërshatri të dënon dhe pjesa e parë ishte shumë e dobët. Nëse nuk hyn me mentalitet fituesi dënohesh.

Si do motivosh ekipin para finales së Kupës?

Prandaj duhej të fitohej kjo ndeshje, Për të mbajtur ritmin dhe për të qenë të motivuar. Javën që vjen do të ketë një ritëm tjetër. Kemi marrë një shuplakë të rëndë. Javën tjetër do të jetë Kukësi që njohim.

A ka lidhje kjo ndeshje me atë të kupës përballë Skënderbeut?

Ishin dy ndeshje me një tablo të ndryshme. Sot ishte një ndeshje komplet ndryshe. Dy ndeshjet që fituam na vunë në gjumë.

A ka ndikuar kërkesa e 7-8 lojtarëve për të mos zgjatur kontratëtn?

Nuk mendoj që është kjo çështje. Duhet të ishim treguar më të uritur për të bërë mirë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...