Kategoria Superiore

Gjoka: I kënaqur me pikën, s’jemi satelit i Partizanit

Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, deklaroi në “Gol pas Goli” se Kamza luan për vetë, jo për Partizanin, ndërsa u shpreh i kënaqur më barazimin në Durrës.

Ia arritët qëllimit me një pikë në “Niko Dovana”?

Synimi ynë sot ishte për të paktën një pikë. Bëmë interpretimin e lojës, duke pasur idenë se Teuta ka forcë fizike, ka lojtarë të shpejtë dhe duhej t’i mbyllnim zonat. E përgatitëm në mbrojtje dhe të dilnim shpejt në sulm. Në pjesën e parë, patëm disa raste, por nuk shënuam. Bëmë detyrat taktike dhe dolëm me rezultat pozitiv.

Formacionit të Kamzës iu kthyen titullarët…

Është bërë një pagesë, pritet që të bëhet edhe pagesa tjetër, me gjithë vështirësitë që ka presidenti. Shpresoj që të gjejë gjuhën e përbashkët me kryetarin e bashkisë. Me këtë punë që bëjmë ne, nëse nuk i motivon lojtarët, nuk arrihet asgjë. Për sa kohë funksionon puna e pagave, edhe skuadra kthehet. Edhe ata janë profesionistë.

Provuat rreshtimin me 3 mbrojtës, jeni i kënaqur?

Sigurisht, deri në minutën e 70-të, kur bëmë ndërrimin, ekipi bëri mirë detyrat. Nuk është e lehtë të ndërrosh nga një skemë te një tjetër. Duhen orë pune. Por, jam i kënaqur, deri kur shkuam në 5-4-1. Neve na pëlqen një skemë tjetër, për të cilën po punojmë që kur kam ardhur unë. Por na mungonte Bonani, ndaj u munduam ta interpretonim kështu.

A është Kamza satelit Partizanit?

Absolutisht që jo, ta garantoj. Në ndeshjen e kaluar, me gjithë problematikat, ajo skuadër që ishte në fushë, dha maksimumin. Ne nuk kemi kohë të bëjmë lojën e askujt. Nëse do bëhemi satelitët e dikujt, më mirë të dalim dhe të themi që ramë nga Kategoria.

Pse nuk guxuat për 3 pikët?

Të dyja bashkë. Ne donim të zinim në befasi kundërshtarin, pasi i dhamë terren. Edhe dy qendrat e tyre të mbrojtjes hapen shumë për të krijuar. Pjesën e parë, funksionoi, por nuk shënuam. Në të dytën ata futën më shumë sulmues dhe nuk mund të dilnim në aventurë. Ishim të disiplinuar deri në momentet e fundit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency