Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: I lumtur me fitoren, ja çfarë ndodhi mes Rrocës dhe Willian

Intervista e trajnerit të Kukësit, Ernest Gjoka, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që verilindorët fituan 0-2 në kryeqytet, ndaj Tiranës.

Bëtë gjithçka mirë sot, duke bllokuar Tiranën dhe duke u shfaqur mirë në sulm. Çfarë vlerësoni më shumë te ky sukses?
Më pëlqeu mënyra se si e interpretuam ndeshjen, duke mbyllur hapësirat e kundërshtarit dhe duke e goditur në momentet e duhura. Jam i lumtur me 3 pikët, që erdhën pas një ndeshjeje të mirë.

Tani Partizani është vetëm 10 pikë larg…
Ne kemi objektiv të sigurojmë sa më shpejt vendin e dytë dhe nuk mendojmë për asgjë tjetër momentalisht. Kampionatin e shoh të hapur momentalisht, por duhet të përqendrohemi vetëm duke marrë ndeshjet me radhë.

Sa ka vrapuar Reginaldo sot?
Ka bërë shumë për t’u sakrifikuar dhe për të na ndihmuar në mbylljen e hapësirave të Tiranës. Ka punuar mjaft mirë sot dhe e falënderoj.

Çfarë ndodhi mes Rrocës dhe Williamit?
Janë tensione të momentin, por në dhomat e zhveshjes gjithçka u sqarua menjëherë. Kur situata është e tensionuar, ndodh edhe kështu, por lojtarët janë profesionistë dhe e kuptuan shpejt, duke rikthyer normalitetin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...