Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Gjoka: Kam folur me Gjicin, ruajmë boshtin, dua grupet…

U largua dy vite më parë nga Kukësi si trajner kampion dhe i kthye te verilindorët duke fituar Kupën e Shqipërisë. Ernest Gjoka shpreson të ketë vazhdimësi në krye të skuadrës edhe në Kupat e Europës.

Si ndihesh nga ky sukses?

Patjetër që duhet të kemi vazhdimësi dhe ndihem mirë. Do të vazhdojmë të ecim përpara në sensin  e asaj që mora përsipër. E lashë Kukësin me trofe dhe e solla sërish trofeun. Kukësi po bën mirë, po fiton dhe po bëhet gati për kupat e Europës.

Mbrojtja gjithsesi shfaqi probleme dhe në Kupat e Europës duhet t’i rregulloni…

Sot është dita për të gëzuar, pastaj kemi kohë për të rikuperuar dhe për të përmirësuar. Me Gjicin e kemi konfirmuar se boshti i skuadrës do të jetë dhe do të operojmë në pikat ku kemi probleme.

Çfarë mendoni se duhet të ndryshoni?

Nuk është ndonjë gjë shumë i vështirë. Unë ika nga Kukësi sepse kisha misionin të kaloja një tur  në Kupat e Europës, nuk e arrita dhe ika. Shpresoj të kalojmë një tur dhe ëndrra ime është të futemi në grupet e Europa League-s. Unë mendoj se do të kalojmë në turet përpara, nëse jo, nuk bie bomba, ne jemi me çantë në krahë. Në këtë botë që jetojmë ka një më të mirë se ne, kjo sepse bota është e pafundme dhe ne nuk kemi pse të mërzitemi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...