Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Gjoka: Kemi sulmin më të mirë, s’duhet ta lejojmë Skënderbeun të shënojë

Kukësi do të ketë mungesa shumë të rëndësishme në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, ndaj Skënderbeut, por trajneri Ernest Gjoka nuk mendon se mund të jenë alibi, përkundrazi, shpreh bindjen e plotë se ekipi me potencialin që ka në fazën sulmuese, do t’ia dalë mbanë.

Mungesat dhe besimi:  Vendi i parë në kampionat është larg, ndaj kupa merr rëndësi të dyfishtë. Do të mundohemi të bëjmë mirë dhe të vazhdojmë përpara. Mungesat janë problem shumë i madh: Shameti, William Cordeiro, Valdet Rama, Dzaria, Maliqi, Musolli. Gjithsesi, kam besim, sepse këto ndeshje janë përmbledhja e një viti me sakrifica. Kam shpresë të madhe se nëse do jemi kompaktë pas, duke pasur lojtarët që kemi përpara mund të shënojmë gjithnjë.

Gjici kërkues:Ai kërkon gjithnjë sukses dhe na kërkon të kualifikohemi. Ai priste të luftonim për titull, është i bindur se duhet të luftojmë deri në fund edhe në kampionat. Pak zhgënjim ka pasur, por nëse fitojmë Kupën kjo skuadër ka të ardhme të rëndësishme dhe pak përforcime do i duhen. Duhet kujdes, për të mos pësuar gol në radhë të parë, sepse janë ndeshje specifike, duhet të mendojmë edhe për kthimin.

Eksperienca e Skënderbeut: Klub i madh, me skuadër cilësore dhe eksperiencë e mentalitet fituesi, por edhe ne nuk mbetemi pas në këtë drejtim. Skënderbeu me i dobët? E vërtetë, por ka ende disa lojtarë me eksperiencë e shumë cilësi. Këto janë ndeshje ku vendos përvoja, ndaj duhet vlerësim maksimal.

Tifozët: Na duhet shtëpi, Kamza është zgjedhja ideale. Tifozët nuk vijnë dot në Elbasan e Shkodër, Kamza është e vetmja alternativë ku kemi tifozët më vete. Natyrisht, fusha nuk është super, por do ta kompensojnë tifozët.

Reginaldo-Shkurtaj: Është fat i madh që kam gjetur këtu Reginaldon, e doja që kur isha herën e fundit të Kukësi, por dhe Shkurtajn, dy sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Janë lojtarë me tipare të ndryshme, por do mundohem t’u marr maksimumin, duke luajtur bashkë. Janë dy shënuesit më të mirë, me thoni kush janë mbi ta. Do ta shihni që shumë shpejt do kemi një sulm edhe më të fortë.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...