Kupa e Shqiperise

Gjoka: Merituam finalen, tani ta fitojmë! Ju tregoj Reginaldon…

Intervista te trajnerit të Kukësit, Ernest Gjoka, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes që verilindorët fituan 1-3 në Korçë përballë Skënderbeut, duke siguruar kalimin në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Dy fitore në dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës përballë Skënderbeut, që tregojnë se e keni merituar plotësisht finalen…
Unë mendoj që po. Kemi bërë dy ndeshje, kemi luajtur shumë mirë dhe kemi shënuar 5 gola. Nuk e di çfarë mund të bënim më shumë.

Skuadra duket se po shprehet mjaft mirë, me sistemin që ti ke zgjedhur, a do të vijoni t’i besoni kësaj skeme edhe pasi të kthehet Shameti?
Unë mendoj se e rëndësishme është që ne po prodhojmë lojë dhe raste. Shametin e presim ta kemi gati sa më shpejt, sepse sa më shumë lojtarë në dispozicion, aq më mirë.

A mund të cilësohet një arritje kjo finale për Kukësin?
Kukësi është një ekip që kërkon trofe dhe të gjithë e dimë këtë situatë. Duhet të pranojmë se dalja në finale nuk është pak, por tani duhet të përqendrohemi te kampionati, për të blinduar vendin e dytë dhe vetëm më pas do të mendojmë për finalen. Nuk e dimë a do t’ia dalim, por mund të theksoj se Kukësi kërkon trofe.

Na fol pak për Reginaldon… A është ky që shohim në fushë, apo ai që lexojmë nëpër media?
Unë jam shumë i kënaqur me të dhe personalisht mendoj se është vlerë e shtuar e skuadrës tonë, pasi punon mirë dhe shënon. Çdo njeri ka probleme dhe si i tillë, ka edhe Reginaldo, por mund të them se punën e tij në fushë po e bën mjaft mirë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency