Ishte sfida debutuese e tij dhe sigurisht në këtë moment të vështirë, skuadra nuk ka nevojë për shumë kritika, por për kurajë. Kjo kuptohet qartë edhe nga fjakët e trajnerit Ernest Gjoka, i cili thekson se Vllaznisë i mungoi vetëm goli.
I kënaqur do të isha nëse do të merrnim pikë. Golin duhet ta kërkonim në rrugën e duhur. Duhet të punojmë ditë pas dite, duke ndryshuar edhe disa gjëra, sic i mendoj unë. Vetëm në këtë mënyrë mund t’ia dalim. Skuadra nuk ka ndonjë problem, mendoj se ka cilësi. Duhet të punojmë shumë në aspektin psikologjik, por nevojitet pak kohë. Sot të paktën duhet të kishim marrë një pikë për atë që prodhuan. Duhet të kishim patur më shumë qartësi në sulm.
Gjoka është i vetëdijshëm për kalendarin e vështirë që e pret Vllazninë.
Kalendari është shumë i fortë, është sfida ime. Mendoj se do ta kalojmë këtë ngërc hap pas hapi. Sigurisht që do të ishte mirë të kishim një sulmues tjetër cilësor, por unë kam besim. Lojtarët dhanë shenja, duke e mbajtur nën presion kundërshtarin.