Abissnet Superiore

Gjoka: Ndaj Teutës fitore me çdo kusht, të gëzojmë tifozët

Rreziku i rënies nga kategoria mbetet aktual, ndërsa sfida me Teutën është finalja e mbijetesës për Vllazninë. Për një duel që mund të vendosë shumë rreth fateve të sezonit, trajneri Ernest Gjoka nuk fshihet dhe e pranon se fitorja është alternativa e vetme.

E rëndësishme është që të arrijmë fitoren. Këto janë ndeshje që duhen fituar me çdo kusht, nuk ka rëndësi me lojë të bukur apo e fituar. Të gjitha ndeshjet për ne janë jetike për momentin ku ndodhemi.

Në dy dekadat e fundit Teuta e ka vendosur gjithmonë në vështirësi Vllazninë ,edhe ndeshjet në Shkodër, ashtu siç ndodhi në fazën e parë, ku durrsakët dolën fitues me golin e Çyrbjas.

Nuk e mendoj si ka qenë historia, sepse në futboll gjithçka ecën shpejt dhe duhet të shohim përpara. I kemi mundësitë dhe nëse do të jemi të qetë dhe agresivë, do të shikojmë një Vllazni tjetër.

Kuqeblutë nuk do të kenë në dispozicion të dëmtuarit Bardulla dhe Pjeshka, por shqetësimi më i madh për trajnerin Gjoka është zhgënjimi i tifozëve, që gjithsesi ndaj Teutës pritet të jenë të shumtë në numër.

Një nga gjërat që më shqetëson më tepër, është që s’po arrijmë t’i japim ngrohtësi dhe kënaqësi tifozëve. Po mundohemi shumë t’i japim kënaqësi qytetit dhe tifozëve, në mënyrë që ata të ndihen krenar. Besoj dhe uroj që së bashku çdo gjë do të jetë ndryshe dhe në fund do të dalim të gëzuar.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency