Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: Ngërç psikologjik, nuk po arrijmë të shënojmë

Mjaft i zhgënjyer është shfaqur trajneri Ernest Gjoka, pas humbjes në Durrës, teksa pranoi se tani do t’i duhet të përveshë mëngët dhe të nxjerrë skuadrën nga ky ngërç psikologjik që e ka pushtuar.

“Futbolli luhet për të shënuar dhe ne këtë kemi problem. Edhe sot mendoj se luajtëm mirë dhe krijuam raste, si në pjesën e parë, edhe në të dytën, por nuk arritëm të dërgojmë asnjëherë topin në rrjetë”, tha Gjoka.

Trajneri i Vllaznisë pranoi se skuadrës do t’i duhet ende shumë punë, për të dalë nga kjo situatë dhe për t’iu larguar zonës së rënies.

“Tani përveç golave, duhet të rikuperojmë edhe aspektin psikologjik. Gjithë këto ndeshje me angazhim maksimal, por me rezultatet kundër, lënë pasoja te lojtarët dhe besoj se duhet të punojmë shumë edhe në aspektin psikologjik, për të dalë nga kjo situatë. Na duhet patjetër një fitore, për të kaluar krizën dhe për të fituar vetëbesim”, u shpreh trajneri i Vllaznisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...