Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: Nuk na lejohen gabime, çdo ndeshje është finale

Tre fitore dhe një barazim në pesë javët e fundit kanë rikthyer optimizmin te Vllaznia. Suksesi i fundit përballë pretendentëve të Flamurtarit ka sjellë qetësinë te shkodranët, megjithatë trajneri Gjoka nuk pranon shpërqendrime. Sipas drejtuesit të stolit kuqeblu, skuadrës nuk i lejohen gabime dhe tashmë çdo ndeshje është si një finale.

Pas ndeshjes që kaluam me sukses duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, sepse kemi hyrë në një fazë të kampionatit ku tashmë nuk lejohen gabimet. Prandaj duhet të jemi të qetë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës që kemi këtë javë dhe që është akoma më e vështirë se ajo që kaluam.

Jemi të dënuar që të kemi çdo ndeshje finale. Prandaj edhe kjo javë është një tjetër përballje e vështirë, një tjetër përpjekje, një tjetër sakrificë, në të cilën duhet patjetër të bëjmë një hap pozitiv.

Gjoka nuk i trembet euforisë pas rezultateve pozitive, por i vetëdijshëm për vështirësitë, pasi gara ka hyrë në momentin më të rëndësishëm, deklaron se një hap fals mund ta kthejë ekipin sërish në zonën e mbijetesës.

Kampionati është shumë i egër dhe shumë i fortë dhe në qoftë se nuk jemi seriozë e të vëmendshëm, mund të kthehemi sërish mbrapsht, aty ku ishim.

Vllaznia ka lënë shumë pikë rrugës dhe tashmë duhet të fillojmë të mbledhim sa më shumë pikë për të mbushur atë gropë të madhe që është krijuar para disa kohësh. Pra them që duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe seriozë. Nuk ka çështje euforie.

Për sfidën në Kamzë synohet arritja e një rezultati pozitiv, me Gjokën që të paktën për momentin nuk pranon të flitet për objektiva të tjerë, përveç atij të qëndrimit në Kategorinë Superiore.

Kjo në Kamëz është një finale tjetër sepse, e para, një rezultat pozitiv i yni do të na jepte mundësinë të krijojmë sa më shumë shkëputje nga prapa. Dhe e dyta, të afrohemi sa më shumë me kundërshtarin që kemi më lart në renditje.

Vetëm humbjen nuk duhet të mendojmë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, shumë racionalë, shumë seriozë, shumë guximtarë që të mos dalim pa diçka nga fusha e Kamzës.

Problemi shumë i madh për ne është të sigurojmë mbijetësën për momentin. Duhet të jemi seriozë dhe t’i marrim me rradhë gjërat. Për Vllazninë ky është objektivi aktual.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...