Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gjoka: Peng që nuk fituam, duhet të jemi më agresivë

Shkëndija  e Tetovës mbylli gjysmësezonin vjeshtor me barazim 2-2 në transfertën me Vardarin në Shkup. Trajneri i kuqezinjve, Ernest Gjoka, shpreh keqardhjen e tij për mungesën e fitores, duke këmbëngulur se futbollistët që ai drejton duhet të jenë më agresivë.

“Sigurisht më mbetet peng që nuk fituam dhe sidomos të goli i dytë që pësuam nuk duhet të bëjmë ashtu gabime. Janë disa gjëra që ne i kemi punuar gjatë gjithë kësaj kohe për të mos u gjetur në atë situatë që na ndodhi. Duhet të kishim vepruar më egër, të ishim më agresivë për ta ndaluar atë aksion të kundërshtarit. Ky është i vetmi peng sepse mendoj se në pjesën tjetër skuadra arriti të japë më të mirën. Kjo ndeshje me pak kujdes mund të ishte fituar. Por vazhdojmë të bëjmë gabime që na sjellin pasoja”.

Pika në transfertë, pozitive: Sot shumë më e rëndësishme do të ishte sikur të kishim fituar. Mundësitë i kishim, por janë aspekte të veçanta të lojës ku gabojmë. Gjithsesi edhe një pikë në transfertë ndaj Vardarit unë mendoj se është pozitive, por sot kishim nevojë për tre pikë.

Shkëndija, me potencial: Mendoj se Shkëndija e ka potencialin për të ecur përpara, por duhet të kemi shumë kujdes, të punojmë shumë këtë periudhë pushimi për të ndryshuar disa gjëra që të jemi më agresivë. Ndeshjet në transfertë duhet të fillojmë t’i mendojmë ndryshe, pse jo të arrijmë t’i fitojmë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...