Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Gjoka për Supersport: Një ndeshje ku fituam të gjithë, ja çfarë më tha Mourinho

Gjoka shtyn rikthimin në Superiore
Gjoka shtyn rikthimin në Superiore

Shkëndija i jep lamtumirën Europa Leagues me kokën lart, pasi u eliminua nga një kundërshtar si Tottenham, ndërsa trajneri i kuqezinjve Ernest Gjoka foli për Supersport ku rrëfeu emocionet e kësaj përballjeje dhe bisedën me një emër si Jose Mourinho.

Çfarë ju tha Mourinho në përfundim të ndeshjes?
Erdhi për të më dhënë dorën dhe më komplimentoi për ndeshjen që bëmë. Më tha se ishte një ndeshje shumë e bukur edhe nga ana jonë.

Çfarë ju pëlqeu më shumë sot te skuadra?
Mendoj se luajtëm mirë, vramë frikën për kundërshtarin që kishim përballë dhe provuam të bëjmë ndeshjen tonë. Natyrisht që dihej cilësia e kundërshtarit, por ne provuam vazhdimisht të luajmë dhe t’ua komplikojmë punën.

Keni keqardhje për atë gol të pësuar që në fillim? Edhe goli i dytë i pësuar u duk pak naiv ashtu si i pari…
Kur pëson, të gjithë golat duken të lehtë dhe naivë, por në fakt do të më pëlqente të mos ishim ndëshkuar aq shpejt, pasi do të na kishte ndihmuar të kishim më shumë siguri në fushë.

Çfarë fituan Gjoka dhe Shkëndija nga kjo ndeshje?
E kisha thënë edhe më herët se pavarësisht rezultatit, ne do të dalim të fituar nga kjo ndeshje. Unë fitova atë që doja në fundin e ndeshjes. Të kesh kundërshtar Jose Mourinhon, është si një arritje për të gjithë ato sakrificat që një trajner bën gjatë karrierës së tij. Sa i përket Shkëndijës, sot për skuadrën fillon një tjetër epokë. Të luash në nivele të tilla kaq të larta, do të thotë që duke filluar nga ndeshja e radhës në kampionat, të tregojmë superioritetin tonë dhe të kthehemi në Europë edhe më të fuqishëm një vit më vonë. Është një motivim ekstra, por mbi të gjitha një ndërgjegjësim për forcën dhe atë që mund të arrijmë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...