Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: Pikë me vlerë, duam mbështetjen e tifozëve

Ernest Gjoka bëri një ‘hakmarrje’ të bukur ndaj Kukësit, skuadër të cilën e shpalli kampione vitin e kaluar. Me Vllazninë e tij, ai arriti t’i shënojë dy herë verilindorëve dhe t’u marrë një barazim me mjaft vlerë, në shtëpi.

“Në pjesën e parë ishim shumë në ekuilibër taktik dhe arritëm të shënojmë dy herë. Edhe në pjesën e dytë luajtëm mjaft mirë dhe kërkuam të shënojmë golin që do të mbyllte ndeshjen, por nuk ia arritëm. Duhet të them se kemi elementët e duhur, mjaft të përmirësohemi nga ana psikologjike dhe mund të përballemi me cilindo kundëërshtar”, tha trajneri i Vllaznisë.

Gjoka nuk e mohoi edhe faktin se e njihte mirë skuadrën e Kukësit dhe kjo ishte një plus për Vllazniën në takimin e sotëm.

“Në fakt i njoh mirë veçoritë e futbollistëve të Kukësit dhe i kisha porositur lojtarët e mi që të dinin t’i shfrytëzonin në fushë njohuritë e mia. Mendoj se mund të merrnim edhe 3 pikët, por duhet të guxonim pak më tepër”, tha Gjoka.

Trajneri i Vllaznisë, ka edhe një apel për tifozërinë shkodrane.
“Unë me stafin tim premtojmë që do të bëjmë maksimumin, për të zhvilluar lojë të bukur dhe marrë rezultate, por për ta bërë këtë kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve. Duam sa më shumë tifozë pranë nesh, që t’ia dalim bashkë”, tha Ernest Gjoka.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...