Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Gjoka: Rikthim i sikletshëm, duhet të merrnin rezultat më të mirë!

Ernest Gjoka priste diçka më shumë nga Kamza e tij në sfidën e Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, ish skuadrës së tij. Trajneri kryëqytetas theksoi në intervistën për emisionin Gol pas Goli në Supersport se rikthimi në Shkodër ishte i sikletshëm për të.

Çfarë i mungojë skuadrës për të fituar?

Ishte një diferencë mes pjesës së parë dhe të dytës. Pjesa e dytë ishte shumë ndryshe, Vllaznia na krijoi shumë probleme nga krahët dhe nuk mundëm të fitojmë.

Ambiciet cilat janë tashmë?

U munduam të bënim një ndeshje të mirë dhe të merrnim një rezultat që mos të lodheshim shumë ndeshjen e dytë. Nuk mundëm të kishim sot një paraqitje të mirë.

Keni projektuar ndonjë lojtar, apo s’i plotëson dot klubi?

Tashmë ka filluar çdo gjë, nuk ka më kohë. Me këtë skuadër dhe këtë grup do të mundohemi të bëjmë maksimumin.

Sa i ndjen skuadra problemet financiare?

Sigurisht si çdo skuadër edhe Kamza ka probleme. Kamza nuk është vetëm e presidentit Qarri, i takon të gjithëve. Unë uroj dhe shpresoj që situata të jetë më e qetë se dhe klubi funskionon më mirë.Kemi 6 lojtar të huaj dhe është mirë, por edhe nuk është mirë. Pasi mund të ngelemi dhe pa lojtarë. Mendoj që kanë cilësi dhe do na japin atë që presim.

Si e përjetuar rikthimin në Shkodër?

Kam qenë shumë në siklet, pasi do të kisha njërëz që do më kontestonin. Gjoka ishte pjesë e fakteqësisë së vetë në Shkodër dhe do ta kuptojnë që nuk e kishte vetëm Gjoka fajin.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...