Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Gjoka rrëfen takimin me Mourinhon: Surprizuam rumunët, ishte njeri modest

Trajneri i mirënjohur Ernest Gjoka, foli për Supersport nga Fan Zone në sheshin Skënderbej ku tregoi përballjen e tij me Tottenhamin e Jose Mourinhos në ndeshjen kualifikuese të Europa League teksa ishte në krye të Shkëndijes së Tetovës. Sakaq, Gjoka theksoi se ishte fat takimi me portugezin i cili rezultoi të ishte një person shumë modest.

“Mendoj që është fat, ishte diçka e bukur të kesh një kundërshtar trajner elitar si Mourinho. Ishte diçka e mrekullueshme sepse luanim me Botosanin dhe ata ishin pritur për Mourinhon. Por, fituam ne. të përgatisësh kundër Mourinhon është diçka ndryshe, kam qenë simpatizant i Mourinhos qëkur ishte pjesë e Portos.

E njoh shumë mirë si funksionon, u munduam ta kuptonim lojën e Tottenham. Është bukur dhe fat të takohesh me Mourinhon, të takosh një njeri modest. Kishim hyrë në fushë dhe Mou na njihte dhe na kishte studiuar, në fund edhe mbyllja ishte e bukur”, u shpreh Gjoka.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...