Futboll

Gjoka: Shkëndija klub model, e aftë për ta mbrojtur titullin

Futbollistët kuqezi të Shkëndijës së Tetovës kanë hyrë në javën e dytë të përgatitjeve dimërore dhe me katër lojtarë të ri stafi teknik beson sa ka një skuadër të kompletuar për të mbrojtur titullin e kampionit. Duke qenë se Shkëndija gjithnjë tërheq vëmendjen e opinionit, në lidhje me ndodhitë e fundit dhe rrjedhën e përgatitjeve për kanalin e klubit ka folur trajneri Ernest Gjoka.

“Jemi në një fazë të rëndësishme të përgatitjeve të larta fizike, jemi në një moment të vështirë, sidomos për lojtarët, sepse janë ngarkesat e larta fizike dhe kjo ka një lodhje. Me stafin jemi munduar të përcaktojmë dhe ta ndajmë në disa etapa këtë periudhë. Faza e parë e përgatitjeve të larta fizike ka filluar që ditën e hënë të javës së kaluar dhe deri me nisjen për në Antalia do të jetë një fazë shumë e ngjeshur nga ana fizike që përfshin punën në palestër dhe ngarkesat e larta pa top, por sigurisht edhe duke u alternuar në mënyrë graduale për të arritur maksimumin e anës fizike. Pjesa e dytë e përgatitjes do të vazhdojë në Antalia, ku përmes ndeshjeve kontrolluese do të kërkojmë të sjellim skuadrën sa më shpejtë në formë.”

Merkatoja: Mendoj se Shkëndija është një skuadër e plotësuar me lojtarë. Besoj se kemi cilësi brenda, kemi edhe lojtarët kyç të skuadrës, por sigurisht që kemi bërë disa ndërhyrje në ato pika që ne kemi menduar se kemi pasur mungesa. Kështu që, edhe sa i përket merkatos, mendoj se Shkëndija gradualisht është plotësuar në total. Në qoftë se do kemi mundësi ose do na vijë ndonjë lojtar që do të na sjellë akoma më shumë cilësi, një lojtar që do të ishte ndoshta i ndonjë ekipi kombëtar, pse jo edhe në Ballkan apo edhe jashta Ballkanit në Europë, ne nuk do të themi jo.

Dallku, Ahmedi, Neto dhe Krivak…:Patjetër që këta janë lojtarët që kanë qenë domosdoshmëri në skuadër dhe mendoj se së bashku me bordin drejtues nga një studim deri në detaje të skuadrës kemi menduar se këto janë pikat më të nevojshme për momentin për të përforcuar skuadrën. Po ta shikojmë me kujdes, kemi bërë lëvizje shumë të kujdesshme dhe në ato pika që na janë larguar lojtarë jemi munduar t’i zëvendësojmë po me lojtarë me cilësi.

Shkëndija, më e fortë: Mendoj se Shkëndija duhet të jetë akoma edhe më e fortë, sepse është një skuadër me mentalitet fitues dhe sigurisht edhe lojtarët që janë ofruar e kanë ditur këtë gjë, e kanë kuptuar këtë gjë, po e kuptojnë këtë gjë. Mendoj se çdo ditë e më shumë ne do të bëhemi edhe më të fortë, duke e lënë mbrapa atë handikap që patëm në fillim të kampionatit.

Diferenca me kreun, e rikuperueshme: Ne shpresojmë shumë që të bëjmë maksimumin tonë. Do të bëjmë gjithçka për të zvogëlojmë atë madhësi pikësh që kemi nga vendi i parë, për të parë përpara. E thash më herët, Shkëndija është ndërtuar për të bërë sukses. Është ndërtuar për të qenë lokomotiva e futbollit në kampionatin maqedonas dhe unë shpresoj dhe besoj se gjithë bashkë do t’ia dalim.

Shkëndija, klub për t’u marrë shembull: Shkëndija është një klub i ndërtuar në baza shumë të kujdesshme. Është një institucion, në radhë të parë, sepse, për të ndërtuar një skuadër futbolli, duhet të kesh institucione. Në fund të fundit, është një ndërmarrje. Mendoj se pronari z. Lazim Destani ka sjellë mentalitet ndryshe, profesional, kulturë pune. Në futboll, në trevat shqiptare, është pak e vështirë për të duruar për të arritur te suksesi. Kjo është shumë me rëndësi dhe prandaj unë them që Shkëndija është një model për t’u ndjekur.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency