Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Gjoka: Skuadra më priti mirë, kam djem që dinë të luajnë futboll

Intervista e trajnerit të Kukësit, Ernest Gjoka, dhënë për emisionin “ Gol pas Goli” në Supersport, pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku verilindorët fituan 2-1 ndaj Skënderbeut.

Fitore, por edhe mërzitje për atë gol të pësuar…
Nuk duhet të kishim bërë atë gabim, në fakt, por më pëlqen që skuadra më përgjigjet në fushë dhe luan mirë. Kualifikimi do të vendoset në Korçë, ku do të na duhet të shtrëngohemi shumë.

Çfarë i ndryshuat Kukësit në kaq pak kohë?
Unë u prita mirë në skuadër dhe lojtarët u vunë menjëherë në dispozicion për të bërë më të mirën. Kam në ekip djem që dinë të luajnë futboll dhe të kuptojnë idetë, ndaj kemi arritur të bëjmë mirë.

Si është situata me të dëmtuarit?
Po presim rikthimin e Shametit, ndërsa po vlerësojmë edhe gjendjen e Ramës, nëse ka nevojë për operacion apo jo. Pjesa tjetër e kanë mbyllur sezonin, ndaj duhet t’i bëjmë llogaritë pa ta.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...