Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: Sot na futën dorën në xhep, na vodhën!

Sa ju penalizuan mungesat sot?

Kishim tre mungesa të rëndësishme nga mbrojtja në mesfushë. Në një ndeshje të vështirë mungesat ndihen më shumë, tensioni është i madh e nuk të lejon të bësh atë që dëshiron.

Rasti i penalltisë së padhënë ndaj Sukajt?

Nuk kam koment, është si ajo puna e atij që të fut dorën në xhep dhe të vjedh. Klubi duhet të marrë masa dhe të reagojë, jo unë.

Vjet ishit trajner i Kukësit, por situata është e njëjtë?

Në sezonin e kaluar ishim në vend të parë dhe nuk kishim raste të tilla. Jemi në një situatë tjetër, kjo penallti, nëse do të jepej, do të hapte lojën.

Si do ta komentonit paraqitjen e Vllaznisë në total?

Po ta analizojmë ndeshjen dhe ta ndajmë në dy pjesë, në të parën bëmë një gabim dhe u penalizuam dhe nuk shfrytëzuam rastet me Sukajn, Në pjesën e dytë çunat luajtën mirë, erdhi rasti i penalltisë që mund të hapte lojën. Gjithsesi, nuk them se nuk kemi gabuar sot.

Si i kishit marrë masat për mënyrën e mbrojtjes në goditjet standarde?

Ne funksionojmë me mbrojtje miske, Shameti do të mbulohej një me një. Dihen cilësitë që ka Shameti, i rrëshkiti mbrojtjes dhe shënoi. Gabimin nuk dua ta trajtoj si individual.

Sukaj mori një karton të evitueshëm, si do ta komentonit sjelljen e tij?

Duhet të ishim të qetë dhe të mendonim për ndeshjen në fushën tonë. Nuk kemi luks të humbim në shtëpi. Bëri faull teknik ndaj portierit për të bërë diçka ndryshe, janë gjëra që ndodhin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...