Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: Të blindojmë vendin e dytë, Partizani në krye me ndihmën…

Ernest Gjoka, trajner i Kukësit, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Tiranës theksoi rëndësinë që ka për verilindorët “blindimi” i vendit të dytë.

“Gjërat po bëhen më të vështira. Ne kemi përcaktuar objektivat , duhet të blindojmë vendin e dytë dhe të shkojmë në finalen e Kupës. Tirana është në moment të vështirë, e dimë që nesër do të jenë agresivë. Kjo do të rrisë më shumë adrenalinën e ndeshjes. Kemi objektivat tona dhe duhet patjetër rezultat pozitiv. Shkalla e vështirësisë së takimit është maksimale.”

Humbja me Flamurtarin: Futbolli është i bukur sepse mbetet i paparashikueshëm. Kur menduam se gjithçka e kishim në kontroll, kundërshtari na ndëshkoi. Në analizën që kemi bërë u kam thënë çunave se ajo ndeshje duhet të na bëhet mësim. Po të shënonim do të ishte ndryshe”

Kalendari: Këto tetë javë janë sa për një vit. Problem janë dëmtimet, madje të parikuperueshme dhe që zgjasin. Kam besim se çdo lojtar do të jap maksimumin në fushë.

Diferenca me Partizanin: Një nga faktorët që ka ndikuar është se ekipi ka luajtur jashtë. Nuk ka gjetur ekuilibër. Skuadra nuk ka dhënë maksimumim me cilësitë që ka . Prurjet e janarit nuk e kapën mentalitetin, duhet të kuptojnë se janë skuadra elitare. Edhe Partizani ka bërë kampionat të mirë, por edhe Kukësi e ka ndihmuar pa dashje të shkëputet më shumë”.

Kapiteni Shameti: Ka shumë vite këtu, skuadra e ndjen mungesën e tij. Edhe me Musollin ndodhi kështu, mungesa e tij ndikoi në ekuilibrin e skuadrës në mesfushë. Këto lloj dëmtimesh dëmtojnë mentalitetin e skuadrës. Shametit i duhen edhe pesë ditë për t’u rikuperuar.”

Mungesa e një stadiumi: Presidenti po mundohet që tani që të sigurojë një shtëpi për Kukësin, që të jetë një stadium i përhershëm për gjithë vitin tjetër. Do të ishte pozitive. Një vend që po mendohet nga presidenti të marrë stadium me qira është një stadium që ka shumë banorë nga Kukësi.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...