Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: Të ruajmë vendin e dytë, Reginaldo do të jetë në finale

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Skënderbeun foli për shumë çështje, duke këmbëngulur se në këto tri javë të mbetura skuadra që ai drejton duhet të ruajë vendin e dytë dhe në fund të fitojë Kupën e Shqipërisë.

Objektiv ruajtja e vendit të dytë: Nuk e kemi fokusin te finalja e Kupës, duhet të bëjmë mirë këto 3 javë për të ruajtur vendin e dytë dhe për të mbajtur ekipin në formë perfekte. Deri tani jam shumë i kënaqur, ekipi ka reaguar mirë, edhe pse kemi pasur shumë dëmtime. Shkurtaj u dëmtua në Gjirokastër dhe nuk do jetë për këtë ndeshje, ndërsa Shameti ka ndier sërish dhimbje dhe gjithashtu nuk do jetë i gatshëm.

Finalja e Kupës: Nuk e kemi bërë ne kërkesën për afrim të finales, ishte propozim i FSHF-së. Ne dhamë “OK”, që finalja të luhej në 31 maj. Disa klube refuzuan dhe nuk u ndryshua asgjë. Kontratat? Ne duam që të vijojmë me këtë grup lojtarësh. Ky vit na shërbeu për konsolidim, vitin e ardhshëm do të synojmë titullin.

Reginaldo në planet e klubit: Është pjesë e planeve për sezonin e ardhshëm. Flas për pjesën e klubit, pastaj çdo lojtar vendos në varësi të interesit dhe ofertave. Për ne është shumë i rëndësishëm. Në datën 2 për finalen ai do jetë në dispozicion.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...