Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoka: Titulli? Na duhet patjetër vendi i dytë

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, e pranon se skuadra e tij nuk duhet të mendojë më për titullin, por që të ruajë vendin e dytëm, që i kërcënohet pikërisht nga Flamurtari.

“Më vjen keq, pasi prodhuam gjithçka dhe nuk patëm fat për të shënuar. Gjithsesi, jam i gëzuar për atë që po prodhojmë. Kryesore ishte që ta kalonim me sukses këtë ndeshje për të mbajtur larg vendin e tretë. Tani duhet të jemi të kujdesshëm, sepse na duhet patjetër vendi i dytë.”

Mungesat: Sot kishim shumë probleme. Përveç mungesave të Dzarias dhe Shametit, mungonin edhe Limaj e Maliqi. Nuk mund të freskoja skuadrën. Futëm Musollin, që sot nuk duhej të luante 90 minuta. Por këto mundësi kemi. Cordiero në mbrojtje? Nuk ishte ky problemi. Në atë krah kemi lojtarë të mirë, por na mungoi fati. Do të ishte ndryshe po të shënonim ato raste në pjesën e parë.

Pësimi i golave: Ndonjëherë skuadrat bëhen të rrezikshme, kështu siç po ndodh me Flamurtarin. Goli i parë ndoshta ishte një mungesë vëmendjeje, por ndodhin në futboll. Edhe Sukaj është një lojtar dinak, që nuk i fal këto raste.

 

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...