Kategoria Superiore

Gjoka: Vuajmë finalizimin, kaq janë mundësitë tona

Trajneri i Vllaznisë u shpreh mjaft i mërzitur me humbjen e pësuar sot në Vlorë, por nga ana tjetër vlerësoi angazhimin e futbollistëve të tij në fushën e lojës.

“Pavarësisht nga humbja, unë mendoj që ekipi ka dhënë maksimumin në këtë terren dhe në këto kushte ku u luajt sfida. Gjithsesi duhet thënë se humbja është humbje dhe është e pranueshme, por e vetmja gjë që shikoj si pozitive është që lojtarët nuk u dorëzuan për asnjë moment”, tha trajneri i Vllaznisë.

Ernest Gjoka u ndal edhe njëherë te ‘plaga’ e Vllaznisë së këtij sezoni, që është finalizimi i rasteve të krijuara, ndërsa evidentoi se edhe sot sulmuesit shpërdoruan 4-5 raste të mira për të dërguar topin në rrjetë.

“Unë kam vërejtur që në javët e fundit kemi shkuar shumë shpesh në portën e kundërshtarëve, por dihet tashmë që po vuajmë shumë në finalizim. Po mundohemi t’u japim besim dhe vazhdimësi futbollistëve që kemi. Ne e filluam sfidën me një gabim tonin, që i dha avantazhin kundërshtarit, por duhet të vrasim frikën dhe të sulmojmë vazhdimisht, jo vetëm në 10 minutat e fundit.

Gjoka ka drejtuar Vllazninë në 8 takime, nga të cilat ka humbur 5, barazuar 1 dhe fituar 2, por trajneri evidenton se skuadra ka bërë disa hapa përpara, veçanërisht sa i përket ndërtimit të lojës.

“Ndryshe nga skuadra që gjeta, kam vërejtur se ka ndryshuar mënyra se si qasemi në ndeshje, pasi tani shikojmë më shumë nga porta dhe krijojmë më shumë raste, pavarësisht se vijojmë të vuajmë finalizimin.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency