Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Gjoni beson te mrekullia: Molde e fortë, por…

Kalimi në raundin e dytë të Europa Leagues ishtë një sukses mëse i merituar për Laçin, por duket se aventura europiane e kurbinasve do të përfundojë këtu. Humbja 3-0 në “Aker Stadion” kundër norvegjezëve të Moldes me të gjtiha gjasat e ka vulosur fatin e bardhezinjve, megjithatë mbrojtësi Eglentin Gjoni nuk i ka dorëzuar ende armët pavarësisht se kualfikimi duket gati gati një utopi.

“Rezultati 3-0 është i rëndë, i vështirë, por sikurse kundër Anorthosis kishim besim dhe ia dolëm. Tani luajmë ndaj një ekipi më të vështirë, por mundësitë janë”.

Kundërshtari u tregua superior në takimin e parë, dhe çasti më vendimtar i sfidës ishte ai 11 metërsh i akorduar në favor të skuadrës së Solskjaer që në minutën e 6-të. Penalltia e realizuar nga Haland theu balancat dhe ja vështirësoi shumë detyrën laçianëve.

“Kundërshtari ishte më i fortë dhe normalisht raundi i dytë është më i vështirë, por penalltia në golin e parë na i preu gjunjët.”

25-vjeçari ka qënë një pikë referimi tek Laçi dhe dëshira e tij është të vijojë me kurbinasit megjithatë e ardhmja mbetet e panjohur për qëndërmbrojtësin.

“Jam shumë mirë këtu, me presidentin kam marrëdhënie shumë të mira. Le t’ia lëmë kohës”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...