Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjoni nuk fshihet: E preka topin me dorë, ëndërrojmë titullin!

I lumtur për golin dhe për suksesin e skuadrës së tij ndaj Skënderbeut. Mbrojtësi i kurbinasve Eglantin Gjoni edhe pse nuk e shprehi e la të kuptohet se te Laçin ëndërrojnë titullin kampion.

“E kishim përgatitur mjaft mirë. E kishim studiuar kundërshtarin. I bllokuam pikat e forta të Skënderbeut. Ia arritëm mjaft mirë. Ekipi kishte një ngërç psikologjik. Këto 2 javë kemi punuar mjaft mirë në anën difensive, kjo është arsyeja pse po bëjmë mjaft mirë.

A është Laçi serish faktor po aq sa dikur për të vendosur kampionatin?

Është shumë në gjendje dhe mund të bëj akoma më shumë këtë sezon. Do ia lemë kohës. Është shumë shpejt për titullin.

Prekja me dorë në pjesën e parë?

Topi ka rënë në dorë normal, por dora është në pozicionin natyral, nuk është dorë e hapur. Thjesht topi ka rënë në dorë”, u shpreh Gjoni.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...