Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pezullohet ekstradimi i Morinës në Serbi

Ismail Morina realizon fitoren e parë në betejën e tij ligjore për të mos u ekstraduar në Serbi. Gjykata e Lartë në Zagreb vendosi paraditen e së premtes që t’i kthejë për rigjykim gjykatës së Shkallës së parë në Dubrovnik vendimin fillestar të saj, i cili shprehej në favor të ekstradimit. Edhe pse ky nuk është një vendim përfundimtar mbi cështjen padyshim që mund të konsiderohet një akt në favor të Morinës dhe përpjekjes së autoriteve shqiptare për të evituar ekstradimin e kërkuar nga organet serbe.

Edhe pse, për momentin, mungon vendimi i zbardhur i Gjykatës së Lartë, dihet botërisht se një cështje rikthehet për gjykim kur evidentohen shkelje proceduriale apo ligjore në vendimin fillestar. Ismail Morina ndodhet i arrestuar në Kroaci që prej Qershorit të kaluar dhe paralelisht me procesin gjyqësor ndaj tij po zhvillohen edhe përpjekje diplomatike apo mes dy qeverive për të evituar ekstradimin në Serbi ku Morina mund t’i nënshtrohet një gjykimi të parregullt, një vendimi politik apo deri t’i rrezikohet edhe jeta. Ministria e Drejtësisë në Shqipëri si dhe Federata Shqiptare e Futbollit janë angazhuar intensivisht gjatë kësaj kohe duke dhënë ndihmën e tyre me furnizimin e dokumenteve ligjore apo fakteve në ndihmë të kauzës së Ismail Morinës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...