Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gjykata kroate: Të ekstradohet Morina

Gjykata e Shkallës së Parë së Dubrovnikut ka vendosur sërish ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi, por familjaraët dhe avokati i tij kanë bërë të ditur se do të apelohet sërish cështja në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit pak ditë më parë anulloi esktradimin e Morinës drejt Serbisë, por tashmë gjithcka do rikthehet nga e para dhe pse kjo jo detyrimisht nënkupton esktradimin e tij, por thjesht rifillimin e shqyrtimit të cështjes nga e para, me Morinën që akuzohet se ka nxitur urrejtje mes kombeve dhe feve. Vendimi i 3 javëve më parë i Gjykatës së Dubrovnikut solli një reagim të gjerë në Shqipëri madje dhe nga strukturat shtetërore që bëri që ekstradimi i tij të bllokohej dhe Gjykata e Lartë të vendoste që të rikthente sërish cështjen për shqyrtim në Shkallën e Parë, ku u mor dhe vendimi i fundit. Gjithsesi, ky vendim do të apelohet nga avokati i Ballist Morinës që do të cojë sërish cështjen në Gjykatën e Lartë. Dhe një vendim i mundshëm për esktradim nga ana e kësaj të fundit nuk do të thotë që vendimi është përfundimtar pasi atë duhet ta vendosë në fund, Ministri i Drejtësisë Kroate.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...