Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Gjykata Sportive i mbyll karrierën Iannones, piloti italian premton betejë të gjatë ligjore

Gjykata Arbitrare e Sportit në Lozanë ka vendosur fjalën fund në karrierën e pilotit 31-vjeçar italian Andrea Ianonne, pasi e ka pezulluar këtë të fundit me 4 vite, për shkak të gjetjes së organeve të kontrollit anti-doping se ka përdorur substanca të ndaluara.

Gjithçka nisi më 17 dhjetor të vitit të kaluar, kur menjëherë pas përfundimit të Çmimit të Madh të Malajzisë, në analizat e Iannones u konstatua prania e substancës së ndaluar Drostanolone, ndërsa më 18 mars të këtij viti piloti italian u pezullua përkohësisht me 18 muaj.

Megjithatë gjykatësit zviceranë kanë vendosur të kënaqin pretencën e WADA-s (Agjencia Botërore Anti-Doping), për të dënuar pilotin italian me 4 vite pezullim, çka mund të përkthehet edhe si mbyllje e karrierës së tij në Moto GP, sepse kur të ketë arritur në moshën 35-vjeçare, vështirë se do të ketë më stimuj për të garuar.

Vendimi parashikon mes të tjerave që Andrea Iannones të mos i njihet asnjë arritje sportive që prej 1 nëntorit, pavarësisht se edhe skuadra e Aprilias, me të cilën 31-vjeçari garonte, i doli në krah, duke theksuar se bëhej fjalë për një kontaminim pa vetëdije nëpërmjet ushqimit.
Tashmë skuadrës së Aprilias do t’i duhet të gjejë një tjetër pilot për sezonin e ardhshëm, duke qenë se aktualisht po garon vetëm me Aleix Espargaro, ndërsa kandidati kryesor për vendin e Iannones është Jorge Lorenzo.

Ndërkohë pak pas vendimit, ka reaguar edhe vetë piloti 31-vjeçar italian, që ka deklaruar se sot ka përjetuar padrejtësinë më të madhe në jetë, pasi e kanë ndarë nga pasioni dhe dashuria e tij më e madhe, garat në Moto GP.

“Sot kam pësuar padrejtësinë më të madhe të mundshme. Më kanë këputur zemrën, duke më ndarë nga dashuria ime e madhe. Motivacionet janë të palogjikshme dhe me të dhëna të gabuara. Megjithatë për të folur për këtë do të ketë kohë, pasi nuk kam ndërmend të dorëzohem. E dija që përballesha me fuqi të mëdha, por shpresoja. Shpresoja në ndershmërinë intelektuale dhe triumfin e drejtësisë. Tani po vuaj aq sa nuk mundem më shumë, por kush u përpoq të shkatërrojë jetën time, do ta kuptojë shumë shpejt sa forcë kam brenda zemrës. Forcën e pafajësisë dhe mbi të gjitha një ndërgjegje të pastër. Një fjalë mund të modifikojë ngjarjet, por jo njeriun”, shkroi Iannone në Instagram.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....