Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gjykata u jep të drejtë klubeve të Superligës, UEFA dhe FIFA s’mund t’i sanksionojnë

Vendim i rëndësishëm për fatin e projektit të Superligës së Evropës të iniciuar nga klubet më të mëdha. Gjykata Tregtare e kryeqytetit spanjoll Madrid, ka pranuar ankesën e A22Sports. Në bazë të këtij zhvillimi, Superliga mund të ekzistojë dhe klubet që janë ende pjesë e saj (Juventusi, Reali i Madridit dhe Barcelona) nuk mund të sanksionohen nga UEFA dhe FIFA”, përndryshe, parimi e meritës në ligjin e konkurrencës do të binte poshtë”.

Prandaj, në thelb, është e mundur të krijohet një garë e pavarur dhe alternative sepse, siç shkruajnë tre magjistratët e gjykatës në dokumentet në të cilat As ka pasur akses, “FIFA dhe UEFA nuk mund të justifikojnë kundërsjelljet konkurruese sikur të ishin ruajtësit e vetëm të disa vlerave evropiane, mbi të gjitha nëse kjo do të shërbejë si një justifikim për të mbështetur një monopol, nga i cili përjashtohet ose pengohet nisma e asaj që aspiron të jetë konkurrenti i saj, Superligës…”.

Vendimi urdhëron FIFA-n dhe UEFA-n të përmbahen nga miratimi i çdo mase apo veprimi dhe nga nxjerrja e ndonjë deklarate që pengon, drejtpërdrejt ose tërthorazi, përgatitjen ose zhvillimin e Superligës dhe gjithashtu ndalon institucionet e futbollit të shpallin ose kërcënojnë çdo masë disiplinore ose sanksionuese ndaj klubeve, drejtorëve dhe njerëzve të klubeve dhe/ose lojtarëve që marrin pjesë në përgatitjen e Superligës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...