Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Gjykimi është zhvilluar, arbitrat shqiptarë të etur për t’u përmirësuar”

Sektori i Arbitrimit në FSHF, ka zhvilluar një seminar dy-ditor me të gjithë arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Abissnet Superiore”. Në prag të edicionit të ri futbollistik 2023-2024. Seminari u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ndërsa të gjithë arbitrat dhe asistentët kanë kaluar edhe testet fizike në ‘Elbasan Arena’.

Qëllimi kryesor i këtij seminari të parë për këtë vit lidhej me analizën dhe përmirësimin e aspekteve të ndryshme të arbitrimit. Situatave të ndryshme të lojës me raste konkrete dhe përditësimin me ndryshimet në rregulloren e arbitrimit. Kyrios Vasaras, instruktor i FIFA-s, ishte i ftuar në këtë seminar të parë të organizuar nga Sektori i Arbitrimit në FSHF.

Për fshf.org, ish-arbitri i njohur ndërkombëtar tregoi diskutimet me arbitrat dhe asistentët e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ në këtë seminar. Që ai e konsideron si mjaft të vlefshëm.

Lexo edhe:

Quhem Kyrios Vasaras dhe jam instruktor i FIFA-s. Jam këtu në emër të FIFA-s për këto seminare për arbitrat e kampionatit kryesor. Temat tona kryesore lidheshin me prezantimin e rregullores dhe disa udhëzimeve të qarta. Ne pamë gjithashtu rregulloren e re të arbitrimit të FIFA-s.

Kemi pasur mundësi të diskutojmë në grup dhe individualisht, bazuar në 4 kategoritë ku VAR-i mund të ndërhyjë ose jo. Këto lidheshin me situatat gol/jo gol, zonë penalltie/jo penalltie, goditjet, të gjitha çështjet kryesore për një arbitër. Ishte një seminar shumë i vlefshëm, sepse të gjithë arbitrat kishin mundësi të bënin analiza dhe ne të dëgjonim mendimin e tyre”, theksoi për fshf.org instruktori i FIFA-s.

I cili vjen për herë të dytë në Shqipëri. Ai tregon se niveli i arbitrimit shqiptar është rritur ndjeshëm. Ndërsa thekson se arbitrat shqiptarë kanë ambicie për t’u përmirësuar dhe zhvilluar më shumë.

Kam qenë këtu vite më parë. Asokohe isha një nga anëtarët e Komitetit Ekekutiv të UEFA-s dhe nisëm të investojmë në arbitrimin shqiptar. Shoh përmirësimin e tyre, shumë përmirësim. Dhe shoh gjithashtu që kanë një strukturë shumë të mirë, sepse kanë një ambient shumë të mirë këtu. Me të gjitha lehtësirat. Arbitrat janë të etur për t’u përmirësuar dhe për t’u zhvilluar. Kjo më bën të lumtur”, nënvizon Vasaras.

I pyetur se sa e ka ndihmuar sistemi VAR futbollin në botë, instruktori i FIFA-s pranon se implementimi i këtij sistemi ka bërë të mundur reduktimin e gabimeve serioze të arbitrave. Ai vlerëson edhe VAR-in në Shqipëri.

Nëse një arbitër do të mbante mend sa gabime ka bërë disa vite më parë, pa VAR-n, jam i sigurt se pothuajse në 6-7 gabime, 6 prej tyre ose 90% nuk do të bëheshin nëse nuk do të kishim implementimin e VAR-it. Jam i bindur që VAR-i e ndihmon futbollin dhe largon të gjitha gabimet serioze që arbitrat nuk i shikojnë ndonjëherë për arsye të caktuara.

Gjithashtu, edhe implementimi i VAR-it këtu po bëhet gjithnjë e më i mirë dhe kjo i jep besueshmëri dhe integritet futbollit”, përfundoi për fshf.org instruktori i FIFA-s, Kyrios Vasaras.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...