Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjyla: Do të provojmë lojtarë të rinj, por do të japim maksimumin

Lushnja tashmë praj kohësh e ka shkruar fatin e saj, teksa ndalesa e radhës në kampionat do të jetë ndaj Partizanit. Trajneri i “lagunarëve”, Ilir Gjyla, është i vetëdijshëm për shkallën e lartë të vështirësisë që ofron sfida ndaj të kuqve, por pavarësisht këtij fakti ai deklaron se ekipi do të mundohet të japë më të mirën, pavarësisht dëmtimeve të shumta që kanë pushtuar skuadrën kohët e fundit.
Është një ndeshje si të tjerat, kërkon mobilizim, do ta kemi të vështirë ndaj Partizanit, që ka një përbërjëe shumë të mirë. Do të vazhdojmë të luajmë futboll, por kemi probleme me lojtarët, shumë prej të cilëve janë të dëmtuar.
Ndaj të Partizanit Gjyla deklaroi se do të aktivizojë lojtarë të rinj, i detyruar edhe për shkak të mungesave, teksa shton se kujdesi do të jetë maksimal nga ana e të gjithëve.

Duhet të provojmë lojtarë të rinj, për të arritur objektivat tanë. E them këtë jo për t’u justifikuar për ndeshjen, aboslutisht jo. E kam thënë edhe herë të tjera, do të japim maksimumin me një lojë të mirë. Le ta fitojë ndeshjen ai që e meriton.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...