Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjyla: Gabuam shumë, nuk toleroj turpërimin

Ilir Gjyla u shpreh mjaft i zhgënjyer me angazhimin e skuadrës së tij dhe me gabimet individuale të lushnjarëve, që i kushtuan skuadrës humbjen e thellë.

E kishit menduar se mund të humbnit kaq thellë?
Gjyla: E prisnim që do të ishte një ndeshje e vështirë, pasi Vllaznia ka nevojë për pikë dhe do të jepte maksimumin, Shkodranët shfrytëzuan mjaft mirë pikat tona të dobëta, pasi na goditën aty ku ne ishim në emergjencë për lojtarë. Gjithsesi, duhet të pranojmë se gabuam shumë dhe u ndëshkuam në çdo gabim tonin.

A po punohet për rinovimin e skuadrës?
Gjyla: Unë e mora skuadrën për ta rinovuar dhe do ta rinovojmë, por nuk mund të futemi në fushë dhe të turpërohemi. Duhet të kemi pak përgjegjësi dhe të nderojmë veten të paktën, kur dalim në fushën e lojës.

A po favorizon Lushnja ndonjë nga rivalët për mbijetesë?
Gjyla: Deri në këto momente ne nuk kemi favorizuar dhe toleruar asnjë kundërshtar. Këtë mund ta them me sinqeritet.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...