Lushnja pësoi humbjen e radhës në transfertën ndaj Laçit, ndërsa edhe këtë herë u duk se peshuan ato gabimet elementare të disa lojtarëve pa eksperiencë. Këtë e pranoi edhe trajneri Ilir Gjyla, që tha se po punon tashmë për të fituar lojtarë për vitin e ardhshëm.
Sërish gabime amatore në mbrojtje...
E kam thënë gjithmonë që unë po punoj për të fituar elementë të rinj për sezonin e ardhshëm dhe sot aktivizova gjithashtu disa lojtarë me perspektivë. Natyrisht që kjo ka kostot e veta, pasi sot pësuam golin e parë pas një gabimi amatoresk, por duhet të shikojmë objektivin tonë, që është të fitojmë lojtarë të rinj.
Si e komentoni arbitrimin?
Në fakt edhe sot u gabuan disa vendime nga arbitri, por nuk dua të them tashmë që humbjen na e shkaktoi arbitri. Thjesht disa gjëra janë të ndara dhe një njeri që është për t’i rënë pianos, le t’i bjerë Pianos dhe të mos ngatërrohet me futbollin.