Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Gjyqtari dhe Qarabag eliminojnë Kukësin, tani në Europa League

Aventura e Kukësit në Ligën e Kampionëve përfundoi mbrëmjen e sotme në turin e dytë eliminator, pasi humbi me rezultatin 3-0 në Azerbajxhan, ndaj skuadrës së Qarabag.

Që azerët ishin një rival shumë i fortë për verilindorët, kjo dihej që në momentin e shortit, por në fushën e lojës morën “një dorë” edhe nga arbitri slloven Kraloviç, për t’u kualifikuar më tej.

Ashtu si në “Loro Boriçi”, ku sfida përfundoi në barazim 0-0, Cungu kishte zgjedhur një strategji mbrojtëse, me shpresën për të ndëshkuar kundërshtarin në kundërsulm.

Kjo pasi në minutën e 23-të akordoi për vendasit një 11-metërsh të dyshimtë, për një ndërhyrje të portierit Frashëri ndaj sulmuesit kryesor të Qarabagut, Emeghara.

Pavarësisht protestave, Dany Quintata ekzekutoi saktë penalltinë dhe kaloi Qarabagun në avantazh, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. 45-minutëshi i dytë nis më mirë për Kukësin, me Cungun që hedh në fushë edhe Reginaldon e Spehar, për të freskuar skuadrën në sulm.

Gjithsesi në minutën e 52-të arbitri sllovak bëhet sërish protagonist, pasi akordon 11-metërsh tjetër për vendasit, për prekje me dorë të Albi Allës dhe këtë të fundit e nxjerr me karton të kuq në mënyrë të çuditshme.

Penalltinë e dytë e ekzekuton Emeghara, por këtë herë Frashëri arrin të presë bukur dhe të mbajë në lojë skuadrën e Kukësit. Gjithsesi vetëm 4 minuta më vonë, arbitri Kraloviç akordon një tjetër 11-metërsh të “vjedhur” nga Emeghara, që u bë protagonist në të tre penalltitë e fituara nga vendasit.

Këtë herë ekzekutoi sërish Dany Quintana dhe e dërgoi topin në rrjetën e Frashërit për herë të dytë, duke kthyer situatën tërësisht në favor të vendasve.

Me disavantazhin e dy golave dhe me një futbollist më pak, ishte thuajse e pamundur për skuadrën e Kukësit, që të bënte diçka më shumë, ndërsa në minutën e 89’, Qarabag shënoi edhe golin e tretë me anë të Delarge.

Gjithsesi, skuadra e Kukësit do të vijojë sërish aventurën europiane, pasi tani do të marrë pjesë në turin e tretë të Europa Leagues, ku do të përballet me gjeorgjianët e Torpedo Kutasit, të cilët kanë fituar takimin e parë ndaj Vikingur me rezultatin 3-0 dhe janë thuajse të kualifikuar, ndonëse nesër luhet ndeshja e kthimit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...