Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Gjysmëfinalet e Wimbledon, “duele zjarri” në SuperSport/DigitAlb

Turneu Wimbledon po hyn në momentet më emocionuese dhe më të shumëpritura nga të gjithë të pasionuarit ndaj sportit të tenisit. Faza gjysmëfinale do të prekë tokën angleze të premten e datës 12 korrik, me 2 sfidat që do të vendosin finalen e madhe të së dielës.

Carlos Alcaraz-Daniil Medvedev dhe Lorenzo Musetti-Novak Djokovic do të marrin vëmendjen e të gjithëve pasditen e së premtes. Me ndeshjet që do të zhvillohen në të njëjtën orë (14:00).

Ndeshja mes Carlos Alcaraz dhe Daniil Medvedev është ajo që ka më shumë interes nga tifozët, nisur edhe nga duelet që këta të fundit kanë zhvilluar. Spanjolli është në formë të mirë dhe po zhvillon një kampionat mbresëlënës. Gjithashtu edhe Medvedev, i cili eliminoi numrin 1 të botës, Jannik Sinner.

Lexo edhe: 

Gjysmëfinalja tjetër mes Lorenzo Musetti dhe Novak Djokovic, sheh favorit tenistin serb, i cili edhe me ndihmën e fatit është në këtë fazë. Kjo sepse tenisti Alex De Minaur pësoi një dëmtim dhe nuk mori pjesë në sfidën çerekfinale. Çka solli kualifikimin e menjëhershëm të Djokovic pa zbritur në fushë.

Wimbledon është turneu i preferuar për të, pasi mund të prekë finalen e gjashtë radhazi. Në vitin 2018, Djokovic u shfaq sërish në finalen e madhe edhe që nga atëherë nuk mungon në ndeshjen e fundit. Përjashtim bën rasti i 2020-ës, që u anulua pasi në botë u shfaq pandemia vdekjeprurëse “Covid-19”.

Shumëkush mendon se finalja ideale do të ishte mes Alcaraz dhe Djokovic, pasi do të ishte një përsëritje e asaj të një viti më parë, ku spanjolli siguroi një fitore të jashtëzakonshme dhe ngriti trofeun në fund.

Spektakël, emocion dhe shumë drithërima priten të ofrojnë këto duele, që në rastin më të mirë zgjasin 3 deri në 4 orë. Ndeshjet gjysmëfinale mund t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në SuperSport/DigitAlb.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...