Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Gjysmëfinalet EURO U19/ Bind Anglia dhe Franca, ndërsa Izraeli shkruan historinë

Sonte është mbyllur faza e grupeve dhe kështu janë përcaktuar katër ekipet gjysmëfinaliste të Europianit të 19-vjeçarve që zhvillohet në Sllovaki.

Në grupin A, Franca, e cila ishte në kualifikuese në grup me Shqipërinë, blindoi vendin e parë duke koleksionuar 9 pikë, ndërsa Italia siguroi vendin e dytë me 6 pikë.

Në grupin B, Anglia nuk la pikë rrugës, ndërkohë në vendin e dytë u pozicionua Izraeli me 4 pikë.

Surprizë është fakti se në këtë raund ka kaluar Izraeli, që dhe pse u mund në ndeshjen e fundit të grupeve siguroi biletën për gjysmëfinale për herë të parë në histori, pasi përfitoi edhe nga dështimi i Serbisë.

FAZA GJYSMËFINALE

Francë – Izrael

Angli – Itali

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...