Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Gjysmëfinalja e kupës me Partizanin, Krymi: I mbyllim llogaritë brenda 90 minutave

Për Ardit Krymin finalja e Kupës së Shqipërisë dhe pjesëmarrja në kompeticionet e Europës, duke e siguruar atë edhe nga kampionati janë shumë të arritshme nga skuadra e Vllazniës.

Duke folur në konferencë për mediet përpara takimit të dytë të gjysmëfinales së kupës ndaj Partizanit që do të përcaktojë edhe finalistin nga ky çift dhe që do të luhet të mërkurën në orën 17:45, pasi ndeshja e parë mes tyre u mbyll me barazim pa gola, mesfushori theksoi se skuadra është e përgatitur dhe do kërkojë ta marrë fitoren brenda 90 minutave.

Më tej ai shtoi se shkodranëve iu hoq një gol në takimin e parë me kryeqytetasit, por vazhdoi më tej duke thënë se me rikthimin e Gurishtës grupi do jetë më I fortë dhe më kërkues.

Ndeshja me Partizanin:Siç ka ardhur situata mendoj se ndeshja me Partizanin është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, sepse siç ka shkuar kampionati duhet të japim maksimumin.”

Rikthimi i Gurishtës: “Jam i kënaqur që është kthyer Gurishta, sepse i duhet ekipit. Të dalin të dy kapitenët mendoj se kjo tregon që do e marrim përsipër ndeshje.”

Goli: “Do japim 100% nesër siç e dhamë në ndeshjen e parë. Ata na anuluan një gol të rregullt në minutën e 90’. Kemi për t’u bërë më të fortë.”

Objektivat: “Ne objektivat i kemi pasur të qarta. Objektivi minimal i yni ka qenë Europa. Mendoj se futbolli po nuk pati pak presion nuk është i bukur.”

Tifozët: “Pa tifozë nuk kemi ku shkojmë. Ata janë ndihmë e madhe për ne dhe mendoj që me ta jemi të pamposhtur.”

Përgatitja: “Duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë, sepse dihet se si shkon ndeshja gjysmëfinale e Kupës dhe do të mundohemi ta mbyllim brenda 90 minutave.”

Finalja e kupës: “Kualifikimi në finale do të na japë besim në fazën e mbetur të kampionatit sepse nuk ka mbaruar gjë në kampionat. 5 pikë nuk janë shumë.”

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...