Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Gladah rimerr vendin e dytë, Mainz barazon me Hannover

Gola, emocione dhe spektakël. Kështu mund të përkufizohet kjo e dielë në Bundesligën gjermane.Në takimin e luajtur në orën 15:30, Mainz ka barazuar 1-1 me Hannover në Opel Arena. Një sfidë e cila ka qenë e zjarrtë deri në minutën e fundit, ku të dyja skuadrat kanë ndarë nga 1 pikë secila. Fillimisht, miqtë kaluan në avantazh me anë të Weydandt në minutën e 12, që shfrytëzoi një krosim mjaft të mirë nga Haraguchi. Fatkeqësisht për Hannover, një ndërhyrje e gabuar nga Ostrzolek në të 88-ën, i dhuroi një penallti vendasve, e cila u shndërrua në gol nga Daniel Brosinski. Me gjyqtarin e katërt që akordoi 10 minuta shtesë, Anthony Ujah shënoi golin e dytë për Mainz, por pas ndërhyrjes së VAR, çdo gjë u anullua për shkak të një pozicioni jashtë loje. Miqtë gjithashtu e mbyllën lojën me 10 lojtarë, pasi mbrojtësi i tyre, Oliver Sorg, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 100-të. Pas këtij rezultati, Mainz renditet i 10-ti, në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Hannover gjendet në vendin e 17-të, me 10 pikë të grumbulluara.

Sukses ndërkohë për Borussia Mönchengladbach, që ruan hapin e kryesuesve të Dortmund. Skuadra bardhezi mundi me jo pak vështirësi Stuttgart në shtëpi, 3-0. Pas shumë rasteve të humbura, duke përfshirë këtu dhe një gol të anulluar për Alassane Plea, vendasit zhbllokuan rezultatin në minutën  e 69-të me anë të Raffael. Braziliani shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Neuhaus, duke goditur saktë me kokë. Në të 77, ishte rradha e Neuhaus për të shënuar, pas një pasimi në zonë nga ana e Thorgan Hazard. Sikur të mos mjaftonin 2 golat e pësuar, miqtë e mbyllën lojën me 10 futbollistë, pasi mesfushori i tyre Erik Thommy, shkaktoi një ndërhyrje krejtësisht të panevojshme, duke marrë kartonin e dytë të verdhë. Goli i tretë erdhi në mënyrë të pafat për Stuttgart, pasi Benjamin Pavard devijoi gabimisht topin në portën e tij.Me këtë fitore, Mönchengladbach ngjitet në kuotën e 29 pikëve, 7 më pak se Dortmundi i vendit të parë, me verdhezinjtë të cilët nuk janë mposhtur ende në Bundesliga.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...